Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot ka zhvilluar takim me ambasadoren e Republikës së Serbisë në vendin tonë, Nevena Jovanoviq.
Në takim u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e kulturës, të cilat kanë rezultuar me një numër të madh të projekteve dhe iniciativave. Në këtë kontekst, u theksua se hapja e qendrave kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Republikën e Serbisë është e një rëndësie të jashtëzakonshme.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e turizmit, veçanërisht turizmit transit si dhe për rrjetëzimin e dy vendeve në turizëm përmes kulturës. Në këtë kontekst, ambasadori i bëri ftesë të hapur ministrit Llutkov për takim me homologun e tij serb, ministrin e Kulturës Nikolla Selakoviq.
Ambasadorja Jovanoviq shfrytëzoi rastin për t’i bërë ftesë ministrit Llutkov për të marrë pjesë në Panairin e tretë të verës, ushqimit dhe turizmit “Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur” nga 22 deri më 24 nëntor në Beograd si dhe ftesë për të marrë pjesë në mbrëmjen serbe në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit”.