Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot në atmosferë jashtëzakonisht të këndshme dhe konstruktive, ka takuar ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Setsuko Kavahara.
Në takim, bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm si të shkëlqyer dhe intensiv, duke theksuar suksesin e madh në afrimin e kulturave të dy vendeve, veçanërisht pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit. Ministri Llutkov dhe ambasadorja Kavahara u pajtuan se kjo është një shtysë e fortë në thellimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve dhe se në periudhën e ardhshme do të organizohen më shumë ngjarje dhe iniciativa.

Ministri Llutkov theksoi me kënaqësi të madhe përfaqësimin e vendit tonë në “Expo Osaka 2025”, në kuadër të së cilës do të prezantohen disa përmbajtje kulturore në maj dhe shtator të këtij viti përmes shfaqjeve të ansambleve dhe artistëve të njohur nga vendi.
Ambasadorja Kavahara vlerësoi se Memorandumi i bashkëpunimit është bazë e shkëlqyer për promovimin e kulturës dhe pret që prezantimi i artistëve maqedonas në Osaka të ndiqet me interes të veçantë.
Në fund, ministri Llutkov i uroi ambasadores së re Kavahara mision të suksesshëm diplomatik dhe shprehu besimin se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi në fushën e kulturës mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen dhe thellohen me dinamikë edhe më të madhe.