Takimi i ministrit Llutkov me ambasadoren e Holandës Zhanell

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov ka zhvilluar sot takim pune me Ozlem Zhanell, ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin, i cili u zhvillua në atmosferë të këndshme, bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia dhe Holanda kanë lidhje të mira kulturore dhe ndonëse shtrirja e aktiviteteve është larg nga e dëshiruara, ka ende dëshirë për promovimin e saj.

Llutkov e informoi ambasadoren Zhanell për projektet e mbështetura në kuadër të konkurseve vjetore të Ministrisë së Kulturës për vitin 2025. Në këtë kontekst, Llutkov theksoi se bashkëpunimi dhe prezantimi ndërkombëtar janë një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe se është planifikuar realizimi i disa përmbajtjeve dhe projekteve që do t’i shërbejnë qëllimit të afirmimit dhe promovimit të vendit ndërkombëtarisht.

Ministri Llutkov e njoftoi ambasadoren për kompetencat e zgjeruara të ministrisë, e cila përveç kulturës tani përfshin edhe turizmin, duke theksuar se në këta gjashtë muaj numri i turistëve të huaj është rritur për 4 për qind. Ai shtoi se tregu holandez është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit sepse tradita e pasur e vendit, thesaret kulturore dhe natyrore e bëjnë atë mjaft tërheqës për turistët nga ky vend.

 Ambasadorja Zhanell e informoi ministren se sipas të dhënave të fundit që ka, vitin e kaluar Ohrin e kanë vizituar rreth 25 mijë vizitorë, çka flet për interesimin e turistëve nga ky vend. Ajo shprehu besimin se ky numër do të rritet dhe bëri të ditur se grupi i parë i turistëve nga Holanda do të vizitojë vendin tonë më 17 maj.

 Në takim të dy bashkëbiseduesit theksuan edhe faktin se në politikat kulturore të të dyja vendeve, industritë kreative janë ndër prioritetet më të larta.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе