Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot ka zhvilluar takim me ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, Androsh Klejn.
Në takim, ministri Llutkov e njoftoi ambasadorin Klejn për reformat që janë duke u realizuar në Ministri, në drejtim të zgjerimit të kompetencave në fushën e turizmit, si dhe për planet për avancimin e shtetit në kornizat ndërkombëtare.
Në takim u theksua se Maqedonia dhe Hungaria kanë lidhje të shkëlqyera kulturore dhe kjo u konfirmua edhe gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Orban dhe ministrave nga Qeveria e Hungarisë në Ohër, ku u diskutuan disa çështje nga të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe fushën e kulturës.
Ministri Llutkov shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm në kulturë mes dy vendeve, gjatë të cilit janë realizuar një sërë projektesh në fushën e krijimtarisë aktuale të dy vendeve.
Ambasadori informoi për interesimin e madh për prezantimin e kulturës hungareze në festivale dhe manifestime të rëndësishme në vend, dhe duke pasur parasysh faktin se Shkupi do të jetë “Kryeqyteti i kulturës Evropiane” në vitin 2028, ai ofroi shkëmbimin e përvojave sepse Vesprem ishte bartës i këtij titulli në vitin e kaluar.
Në takim u theksua se gëzon edhe fakti që numri i turistëve në vendin tonë është në rritje të vazhdueshme dhe se vendi ka një potencial të veçantë për zhvillimin e turizmit kulturor.