Takimet e zëvendësministrit të Kulturës Luçi me mërgimtarët nga Maqedonia në Izmir dhe Manisa

од admin_kult

Zëvendësministri Daim Luçi aktualisht ndodhet për vizitë në Republikën e Turqisë, ku në përbërje të delegacionit qeveritar mori pjesë në hapjen e manifestimit “Karshiaka – Çashka – Turgutllu 2023”.

Në kuadër të vizitës, Luçi zhvilloi takime me mërgimtarët tanë në Izmir dhe në Manisa, komunat Karshiaka dhe Junus Emre.

Gjatë takimeve, zëvendësministri Luçi shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e mërgimtarëve tanë në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë lokal.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе