Instituti Francez në Shkup dhe Festivali “PRO-ZA Balkan” organizojnë nesër në mbrëmje (17 shtator) në orën 17 një takim letrar me Katarina Loa van Hof, themeluese e shtëpisë botuese franceze “Les Argonautes” dhe Llalli Bernard, agjente letrare. në orën 17:00. Tema e takimit është botimi në Francë, ndërsa takimi do të mbahet në Institutin Francez në Shkup.
Ngjarja është e para në serinë e ngjarjeve për sezonin e ardhshëm, të cilat organizohen për nder të 50 vjetorit të Institutit Francez në Shkup dhe, gjithashtu janë pjesë e programit të edicionit të 12-të të festivalit “Pro-za Balkan”. .
Në kuadër të takimit letrar, Katarina Loa van Hof dhe Llalli Bernard do të flasin për angazhimet e tyre profesionale, për botimin në Francë, si dhe për sfidat e autorit të ri në procesin e botimit të një vepre letrare.