Ministri i Kulturës dhe i Turizmit Zoran Llutkov sot ka zhvilluar takim pune me ambasadorin japonez në vend, Ocuka Kazuja. Në takim, bashkëbiseduesit u pajtuan se tre dekadat e fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve janë shënuar me bashkëpunim të vazhdueshëm dhe partneritet të fortë.
Ministri Llutkov e falënderoi ambasadorin Kazuja për donacionet në fushën e kulturës, duke përfshirë instrumentet dhe pajisjet tjera të destinuara për Operën dhe Baletin Kombëtar.
Në takim u konstatua se marrëdhëniet e jashtëzakonshme kulturore ndërmjet dy vendeve janë edhe për shkak të bashkëpunimit të shkëlqyer me Ambasadën Japoneze në Shkup. U theksua se këtë e dëshmon edhe programi i gjerë kulturor për promovimin e kulturës japoneze, i cili zhvillohet gjatë gjithë vitit në shënimin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Në takim u diskutuan mundësitë e krijimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit, përmes të cilit do të promovohet trashëgimia jonë unike kulturore.
Në fund, bashkëbiseduesit theksuan dëshirën e përbashkët për përmirësimin e marrëdhënieve në fushën e kulturës dhe u zotuan se në periudhën e ardhshme do të punojnë në këtë drejtim.