Ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka, në takimin e sotëm shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i suksesshëm i deri tanishëm në fushën e kulturës mes dy shteteve miq dhe fqinjë. Në takim theks i veçantë u vendos në gjendjen e Rajonit të Ohrit dhe drejtimet për veprim përmes bashkëpunimeve të institucioneve përkatëse të të dy shteteve. Në këtë kontekst, në takim u bë fjalë edhe për vizitën e fundit të ministres Kostadinovska-Stojçevska në Tiranë dhe takimit me ministren Elva Margariti, si dhe për takimin e ardhshëm të punës në nivel të lartë të dedikuar gjendjes së Rajonit të Ohrit që këtë vit do të mbahet në fund të prillit, në Pogradec, Republika e Shqipërisë.
Ambasadori Reka e informoi ministren Kostadinovsla-Stojçevskën për turnen e Ansamblit Shtetëror të Operës dhe Baletit kombëtar të Tiranës dhe për mundësinë për koncert edhe në Shkup. Ai shprehu kënaqësi edhe për realizimin e suksesshëm të Javës së Filmit Shqipëtar që kah fundi i vitit të kaluar u mbajt në Kinoteken e Maqedonisë së Veriut.