Takim i grupit të katërt punues për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në Sofje

од admin_kult

Në Sofje, Republika  Bullgarisë, sot më 22.03 të vitit 2022, do të mbahet takimi i tretë i grupit të katërt punues për bashkëpunim bilateral mes dy shteteve, që në fokus ka kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin, rininë dhe sportin.

Në takim do të marrin pjesë ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska Stoçjevska, ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri, drejtorët e Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe për mobilitet dhe Agjencisë për  rini dhe sport , Marko Gjorgjievski dhe Naumçe Mojsovski.

Në suaza të takimit të sotëm është paraparë edhe nënshkrimi i disa dokumenteve bilaterale ndër të cilat: Programi për bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet Ministrisë së kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë për periudhë prej vitit 2022 deri më 2025; Program mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhë prej vitit 2022 deri më 2025; Memorandum për bashkëpunim në fushën e turizmit mes Ministrisë së turizmit të Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Memorandum për bashkëpunim në fushën ë rinisë dhe sportit si dhe Memorandum mes Agjencive kombëtare Erasmus + dhe Korpusit evropian të solidaritetit.

Pas takimit janë paraparë deklarata për media të ministres së kulturës të Maqedonisë së Veriut Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe të ministrit për arsim dhe shkencë të Bullgarisë, Nikollaj Denkov.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе