Ministria e Kulturës dhe e Turizmit, duke respektuar besueshmërinë dhe reputacionin e IN “Vera e Ohrit” e në lidhje me shkresën e Sindikatës së Kulturës së Republikës së Maqedonisë, informon se Ministria e Kulturës dhe e Turizmit vazhdon të veprojë në drejtim të respektimit të të drejtave të punësimit për punonjësit e IN “Vera e Ohrit”, por edhe të insistojnë në veprime ligjore. Institucioni është i detyruar të veprojë në lidhje me njoftimin e fundit me shkrim të marrë nga Ministria e Kulturës dhe e Turizmit dhe t’i paraqesë Ministrisë llogaritje të korrigjuar të pagës për muajin gusht 2024, e cila nuk do të përmbajë shuma që lidhen me shtesë pagash, pa pasur bazë ligjore paraprake.
Theksojmë edhe një herë se Ministria e Kulturës dhe e Turizmit nuk e konteston pagesën e pagës bazë për punonjësit e manifestimit “Vera e Ohrit”.