Ekspozita me titull “Skulptura bashkëkohore” e Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ të Maqedonisë do të hapet sot (31 tetor) në ora 20:00 në galerinë “Ko-Ra” në Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin”.
Kjo ekspozitë SHAAFM është pjesë e aktiviteteve programore dhe është një mundësi për prezantim në grup të kërkimeve dhe ideve më të reja në kuadër të skulpturës bashkëkohore.
Në ekspozitë, me veprat e tyre do të marrin pjesë autorët: Nela Jankovska, Slobodan Milosheski, Stefan Ançevski, Zlatko Bojkovski, Zlatko Gligorov, Angjel Dimovski Çaush, Hristijan Kaçarevski, Maja Kirovska, Pero Kovancaliev, Dorotej Neshovski, Sinisha Noveski, Sllavço Pavllovski, Tatjana Ristovska, Ana Dimçevska Semenpeeva dhe Goce Stoillkovski.
Në hapje të ekspozitës do të shpallet edhe fituesi i çmimit për skulpturën më të mirë, që ndahet çdo vit nga familja Mitriqeski.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 11 nëntor 2024, dhe realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.