Sinisha Kashavelski me ekspozitë në Veles

од admin_kult

Në sallonin e artit në Veles është hapur ekspozita e piktorit akademik Sinisha Kashavelski nga Kumanova me titull “Përshtypje magjepsëse: koleksioni i enigmës”.

Siç shpjegoi një nga promotoret, Elica Nikollova, një historiane arti dhe kuratore e lartë në Muzeun kombëtar, përmes segmentit të vogël prej 10 veprave, Kashavelski paraqet misterin e botës së tij të brendshme.

Ekspozita është retrospektivë e vogël e krijimtarisë 10 vjeçare, pas ekspozitës së fundit të autorit në vend në vitin 2014.

Kashavelski është fitues i çmimeve dhe njohjeve prestigjioze ndërkombëtare. Njohja e fundit që artisti ka marrë këto ditë është çmimi special Artelibre në konkursin ModPortrait dhe vepra fituese shkon në ekspozitën e finalistëve në Muzeun Evropian të Artit Modern MEAM në Spanjë.

– Ky çmim do të thotë shumë sepse është më i ranguari në botë në fushën e realizmit dhe e kam marrë në konkurs global prej pesë deri në gjashtë mijë artistë nga 80 vende. Ky çmim më radhit në mesin e 10 realistëve më të mirë në botë, që do të thotë shumë për mua, tha Kashavelski.

Ekspozita e Kashavelskit, pas Kumanovës, Kavadarit dhe Velesit, në prill të këtij viti do të prezantohet në SHBA dhe Zvicër, ndërsa nga fundi i vitit në Kinë dhe Azi..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе