Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “11 Tetori” në seancën e mbajtur më 11.9.2024 ka marrë vendim për fituesit vjetor të mirënjohjes më të lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për arritje të përjetshme në fushën e kulturës dhe artit, çmimi i jepet Lupço Karovit, artist multimedial, Vlladimir Temkovit, piktor akademik; Jovica Mihajllovskit, aktor dhe producent i dramës.
Çmimi “11 Tetori” për vepër jetësore në fushën e shkencës i ndahet prof. dr. Marko Kitevskit, studiues i folklorit maqedonas.
Kryetar i Komisionit për ndarjen e çmimit “11 Tetori” është prof. dr Elena Jovanova- Grujovska.
Çmimi shtetëror ndahet në Kuvendin e RMV-së më 11 tetor – Ditën e Kryengritjes së Popullit Maqedonas.