Për nder të piktorit maqedonas Diço Zograf dje në vendlindjen e tij Tresoncë u hap Shkolla e Pestë Verore e Mallorekës “Pas shtigjeve të Diço Zografit”. Shkolla mbahet në kishën “Shën Pjetrit dhe Palit” në fshatin Tresonçe dhe në Manastirin Bigorski.
Nën kujdesin e Institutit “Cvetan Grozdanov” pranë ASHAM, organizuar nga Shoqata e qytetarëve “Bërzoveci” dhe Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, gjatë mbajtjes së kësaj shkolle do të studiohet arti dhe arkitektura e zonës së Mijakut. Vizitorët e shkollës dje vizituan edhe Qendrën e Kulturës “Diço Zograf”, ku me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës përfundoi faza e parë e rikonstruksionit.
Deri në fund të vitit pritet të përfundojë mobilimi i plotë i Qendrës së Kulturës, e cila ndodhet në vendin e ish-shkollës “Dimitar Ormanski”.