Qendra e Kulturës – Manastir organizon Ditët e Baletit Maqedonas, gjatë të cilave dashamirët e baletit do të kenë mundësinë të shijojnë dy shfaqje të mira që kombinojnë cilësinë botërore me skenën maqedonase.
Baleti “Zonja me kamelie” i frymëzuar nga romani i Aleksandër Dimës, me muzikë të Xhuzepe Verdit, do të kryhet, sot (e premte, 6 dhjetor), në orën 20:00. Në rolet kryesore luajnë Marija Kiçevska Shokarovska dhe Francisko Himenzer Ruiz nga Spanja.
Baleti “Karmina Burana” do të shfaqet sërish të shtunën më 7 dhjetor dhe publiku do të shohë një vepër muzikore energjike dhe të fuqishme të Karll Orf, të sjellë në jetë përmes koreografisë së Kan Arsllan dhe interpretimeve të solistëve të baletit dhe ansamblit të Operës dhe Baletit Nacional.