Në mbrëmje (9 korrik) në Kurshumli an do të shfaqet shfaqja teatrale për fëmijë “Princi i llastuar” në prodhim të Teatrit Hit – Shkup. Autor dhe regjisor i shfaqjes është Sasho Ristovski.
Në shfaqje luajnë:
Magdalena Rizova-Çerniç, Sasho Ristovski, Branko Atanasov.
“Shfaqja teatrore për fëmijë Princi i llastuar është komedi për fëmijë e mbushur me shumë elemente edukative dhe pedagogjike që kanë një rëndësi të veçantë për fëmijët. Shfaqja është e mbushur me skenografi të shkëlqyer dhe të pasur, kostume, si dhe muzikë të përshtatshme për kohën dhe hapësirën në të cilën zhvillohet veprimi”, njofton organizatori.
Shfaqja është pjesë e edicionit jubilar të 45-të të manifestimit “Vera e Shkupit”.