Pas premierës së festivalit “Vera e Ohrit”, nesër në mbrëmje (16 tetor) me fillim nga ora 20:00, në skenën kryesore të Teatrit Kombëtar “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot” do të shfaqet premierë shfaqja “Racin” me regji të Dejan Projkovskit. Dramaturg është Sasho Dimoski, ndërsa skenograf Valentin Svetazarev, i cili e ka dizajnuar edhe afishin.
Kostumet janë të Rade Vasilevit dhe Elena Vangelovskës, kompozitor është Sashko Kostov kurse muzika është e Sashko Kostovit dhe Orhideja Dukovës. Koreografia e lëvizjeve skenike është e Vasill Zafirçevit. Në shfaqje marrin pjesë Isidor Jovanovski, Vasil Zafirçev, Talija Nastova, Sllavica Manaskova, Vesna Dimitrovska, etj.