Të dielën (20 tetor) në orën 20:00 do të shfaqet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar në Ohër shfaqja “Kumbarët” me skenar të Dushan Kovaçeviqit dhe regji të Bilge Emin.
“Përditshmëria e njeriut, sprovat dhe sfidat me të cilat përballet individi në vorbullën e jetës në këto hapësira dhe pasiguria me të cilën përballet, këto janë temat që trajton drama më e re Kumbarët”, informojnë nga Teatri Kombëtar i Ohrit.
Në shfaqje interpretojnë Adriana Bilaloviq Todoroska, Nikolla Todoroski dhe Elizabeta Stefanovska Jandreovska, Strezo Stamatovski dhe Ivica Conev.
Përkthimi dhe dramaturgjia janë të Kristina Todoroska-Petreska, skenografia e Tatjana Hristoska-Bllazhevska ndërsa kostumografia është e Maria Pupuçeska.
Para-premiera është planifikuar për datën 19 tetor, me fillim nga ora 20:00.