Teatri i Velesit “Jordan Haxhi Konstantiov Xhinot” mbrëmë performoi në skenën e Teatrit Kombëtar të Sarajevës me shfaqjen “Eduardi i Dytë”, në kuadër të Festivalit të 64-të Ndërkombëtar të Skenave të Vogla dhe Eksperimentale në Sarajevë, MESS.
Shfaqja “Eduardi i Dytë” është një bashkë-produksion i Teatrit të Velesit “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot” dhe Teatrit të Dramës nga Plovdivi i Bullgarisë dhe do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar në Sarajevë më 6 tetor.
Në shfaqje marrin pjesë Boris Krstev dhe Ilin Jovanovski, Jovana Milladinova, Vasil Zafirçev, Jordan Vitanov, Branko Mihajlloski, Kire Acevski, Nikolla Petkoviq, Sandra Tançeva, Marija Barkova, Leonida Gulevska, Boban Aleksoski dhe Todor Stojkovski. Skenografia është e Andrij Zoldak dhe Daniell Zoldak, ndërsa kostumet janë të Simon Maçabelit dhe Rade Vasilevit.
Programi zyrtar i festivalit përfshin 11 shfaqje, tre nga BeH dhe tetë nga bota, Italia, Franca, Libani, Shqipëria, Kroacia, tre janë bashkë-produksione: zvicerane-palestineze, maqedonase-bullgare dhe serbo-sllovene.
MESS është festivali më i vjetër teatror në Evropën Juglindore, në të cilin emra si Peter Brook, Robert Wilson, Eugenio Barba, Odkaras Korshunovas, Frank Castorf, Thomas Ostermeier, Silviu Purcarete, Jiri Menzl, Romeo Castellucci, Katie Mitchell dhe regjisorë të tjerë kanë ka marrë pjesë deri tani.