Shfaqja e parë e bashkëproduksionit të teatrove RUTA në Teatrin e Dramës së Shkupit

од admin_kult

Drejtori i Teatrit të Dramës së Shkupit, Robert Veljanovski, në prani të Ministrit të Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov, drejtoreshës së Teatrit Komunal të Lubjanës Barbara Hieng Samobor dhe drejtoreshës së Teatrit të Dramës së Beogradit, njoftoi fillimin e provave për shfaqjen e parë të bashkëproduksionit midis anëtarëve të Unionit rajonal të teatrove. Pas tekstit të Dushan Jovanoviqit “Jeta e plejbojëve provincial pas Luftës së Dytë Botërore”, fillon procesi për shfaqjen e drejtuar nga regjisori kroat Ivan Penoviq.

Bashkëproduksioni përfshin tre teatro: Teatri i Dramës i Shkupit, Teatri i Dramës i Beogradit, Teatri Komunal i Lubjanës dhe pjesëmarrësi i katërt, Teatri i Qytetit të Budvës.

Rolet në shfaqjen “Jeta e plejbojëve provincial pas Luftës së Dytë Botërore” u janë caktuar aktorëve: Marjan Naumov, Jovana Spasiq, Llazar Hristov, Marko Gvero, Ivan Tomiq, Sonja Stambolxgioska, Nejc Jezernik, Julita Kropec dhe Lazar Nikoliq. Pjesa artistike e ekipit përfshin: skenograf Llaze Tripkov, kostumograf Aleksandar Noshpal, kompozitor Vladimir Pejkoviq, ndërsa Damir Klemeniq është përgjegjës për lëvizjet skenike. Përkthimi u bë nga Sonja Doljan. Regjisor i shfaqjes është Zharko Namiçev, ndërsa suflere është Milka Ançevska.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе