Shfaqja e operës së ripërpunuar “Lidia nga Maqedonia” nga Risto Avramovski në skenën e OBN

од admin_kult

Sezoni i ri në Operën dhe Baletin Nacional do të hapet me ringjalljen e një prej operave më të bukura maqedonase, “Lidia nga Maqedonia”, të kompozitorit tonë Risto Avramovski më 16 shtator (e shtunë) me fillim nga ora 20:00.

Dirigjent i shfaqjes është Ivan Eminoviq. Regjisor është Pllamen Kartallov (Bullgari), riperpunimi i regjisë është i Trajko Jordanovski, skenografia është e Pançe Minovit, kostumografia e Elena Donçevës.

Rolet kryesore do t’i interpretojnë: Nade Talevska-Spasovska në rolin e Lidijes, Igor Durllovski në rolin e Pavles, Dragan Ampov në rolin e Sillas, Marjan Nikolovski/Nikolla Stojçevski në rolin e Timotej, Vasko Zdravkov në rolin e njeriut engjëll, Ana Rojdeva Talevska /Katerina Stojanovska – Azi, Aleksandra Llazarovska-Vasilevski/Elena Gollomeova – Agia dhe Marika Popoviq/Sonja Pendovska Madevska – Dina. Performon kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

Opera “Lidia e Maqedonisë” është operë në dy pjesë. Është krijuar në vitin 2001, me porosi të Teatrit Kombëtar të atëhershëm Maqedonas. Libreti është punuar nga Gij Shellej dhe Dora Petrova (Francë) me tekst të Liljana dhe Jordan Pllevnesh.

“Bëhet fjalë për gruan e parë të pagëzuar në Evropë që nga Shën Pali Apostull, e cila quhej Lidia dhe ishte nga Maqedonia. Trajtohen ngjarjet që kanë ndodhur gjatë asaj kohe. Është temë biblike”, njofton Opera dhe Baleti Nacional.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе