Në skenën e Operës dhe Baletit Nacional sot (21 shkurt) me fillim nga ora 19:00 do të shfaqet një nga shfaqjet më të njohura dhe më të ndjekura të baletit për fëmijë, “Piter Pan” në produksion të Operës dhe Baletit Nacional.
Koreografia është e Xhejms Amar nga Franca, ndërsa skenografia dhe kostumet janë të Zoran Kostovskit dhe Marija Pupuçevskës. Në shfaqje marrin pjesë solistë dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional.
Historia e ‘djaloshit që nuk do të rritej’ është një nga tregimet më të njohura për fëmijë. “Peter Pan”, një personazh i krijuar nga shkrimtari dhe dramaturgu skocez Xh.M. Beri do të kënaqë të rinjtë dhe të moshuarit me historinë e tij aventureske, në të cilën heroi kryesor jeton në ishullin magjik të Neverlend-it si udhëheqës i bandës së tij të “Djemve të Humbur” së bashku me sirenat, zanat dhe piratët.