Teatri Nacional – Manastir mbrëmë ka festuar 80 vjetorin e teatrit me shfaqjen “Gjore Magarevski”.
Në sallën e mbushur plot, shfaqja dhe ansambli u prit me duartrokitje të forta dhe të gjata, si dhe akti i ndarjes së pllakave për aktorët në pension dhe punonjësit e një prej teatrove kryesorë në Maqedoni.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, me rastin e jubileut të madh, i dërgoi letër urimi institucionit, në të cilën theksoi se nga themelimi e deri më sot, Teatri Nacional nga Manastiri është një nga shtyllat e kulturës maqedonase dhe artin e teatrit në përgjithësi.
“Teatri Nacional i Manastirit me cilësinë e tij ka konfirmuar ndër vite, përkundër sfidave të shumta, se arti i lartë fiton gjithmonë. Angazhimi dhe përkushtimi juaj ndaj artit kanë krijuar kompani më të mirë, të njohur në vend dhe të respektuar në skenën ndërkombëtare. Ansambli Manastir është krenaria e kulturës maqedonase me produksione autentike që publiku i përcjell me salla të plota dhe duartrokitje të përzemërta dhe të sinqerta”, ka shkruar ministri Llutkov.
Ai shprehu besimin se me angazhimin dhe vlerat e tij artistike, Teatri i Manastirit do të mbetet shembull se si krijohet dhe ushqehet estetika e lartë teatrore.