Me shfaqjen e dramës “Gjore Magarevski 80 vjet më vonë” në regji të tre regjisorëve të TKM-së, Bllagoj Micevski, Sofia Ristevska Petrusheva, Jovan Ristovski, sonte (14.11.2024) në skenën e madhe “Bllagoj Stefanovski-Bage” në Manastir. Do të festohet 80 vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Manastirit.
Në kuadër të shënimit të përvjetorit do të hapet ekspozita me postera teatror, postera dhe katalogë të krijuar nga Hristo Bojaxhiev dhe Vllado Gjoreski kushtuar shfaqjeve të Teatrit Kombëtar nga Manastiri, ndërsa printeri i përdorur për shtypjen e materialeve teatrale promovuese në të kaluarën do të të jetë gjithashtu i ekspozuar.
Në Arkivin e teatrit shënohet se më 14 nëntor 1944 në Manastir është treguar shfaqja e parë në gjuhën maqedonase, shfaqja me një akt “Gjore Magarevski” ose “Gjoreja pesëemërshe” e Vllado Maleskit me regji nga Dimçe Stefanovski dhe menjëherë pas kësaj u formua bërthama e parë teatrore me Jorgo Caca, Vera Vuçkova, Dimçe Stefanovski, Aco Stefanovski, Meri Boshkova, Simo Georgievski, Sllavçe Matevski, Georgi Karev dhe Jovan Bejko.