Në Operën dhe Baletin Kombëtar sonte në orën 20:00 do të shfaqen baletet me një akt “Sheherazade” dhe “Nata e Valpurgut”.
“Sheherazade” nga Nikolai Rimski-Korsakov, bazuar në tregimet nga “Njëmijë e një net”, do të shfaqet nën dirigjentin e Bisera Çadllovska. Koreografia është e mjeshtrit të baletit të Moskës, Mikhail Krapivin, me skenë origjinale nga Mikhail Fokin. Skenografia është e Maria Veteroskës, kostumet janë të Maja Bursaq nga Serbia ndërsa koncert-mjeshtër është Verica Lambevska.
Historinë e baletit do ta tregojnë Natasha Trendafillova Gicev, Ivana Kocevska, Iliana Danillov, Francisco Jimenez Ruiz (Spanjë), Balazs Lochei (Hungari) dhe Valeri Lubenko (Ukrainë).
Në pjesën e dytë do të shfaqet shfaqja me një akt “Nata e Valpurgut” nga Charles Gounod. Dirigjente është Bisera Çadllovska kurse koreografia e Mihail Lavrovskit. Përkthyer dhe drejtuar nga Yuri Myachin nga Rusia. Skenografia është e Ilija Arizanov, kostumografia e Izabela Ponjaviqit, koncert-mjeshtër Verica Llambevska.
Do të performojnë Maria Kiçevska Sokarovska, Hristina Naqevska Mitrashinoviq, Francisco Jimenez Ruiz (Spanjë), Balazs Locei (Hungari) dhe Valeriy Lubenko (Ukrainë). Do të performojnë solistë të shquar, solistë, ansambli dhe orkestra e baletit të Operës dhe Baletit Kombëtar.
“Nata e Valpurgut” është në fakt pjesa baleti e operës “Faust” të Charles Gounod dhe është premiera e parë e Baletit të Teatrit Kombëtar të atëhershëm Maqedonas (TKM), i cili u shfaq më 27 janar 1949, me koreografi të Gjorgji Makedonski.