Seanca konstituive e Komisionit Nacional për UNESCO-n

од admin_kult

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është mbajtur seanca konstituive e Komisionit Nacional për UNESCO të RMV-së, të cilën e drejtoi ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov, i cili është edhe kryetar i Komisionit Nacional.

Në seancën e Komisionit Nacional u shqyrtua dhe u miratua Rregullorja e punës, u shqyrtuan aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të bashkëpunimit me UNESCO-n, si dhe u bë një pasqyrë e shkurtër e mënyrave të bashkëpunimit me UNESCO-n dhe koordinim me autoritetet, institucionet, organizatat përkatëse etj.

Komisioni Nacional për UNESCO-n përbëhet nga 21 anëtarë, duke përfshirë ministra në Qeverinë e RMV-së, përfaqësues nga autoritetet shtetërore dhe nga institucionet publike dhe shoqatat e qytetarëve, si dhe ekspertë në fushat që lidhen me prioritetet programore të Organizatës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе