Seanca konstituive e Këshillit të ri kombëtar të trashëgimisë kulturore

од admin_kult

Në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit është mbajtur seanca konstituive e Këshillit Kombëtar për trashëgimi kulturore si organ këshillues dhe koordinues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të pranishmit i përshëndeti ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, i cili theksoi rëndësinë dhe funksionin e Këshillit Kombëtar në drejtim të monitorimit, realizimit dhe promovimit të mbrojtjes dhe shfrytëzimit të trashëgimisë kulturore.

Në takimin, i cili u zhvillua në një atmosferë të këndshme, u miratua Rregullorja e punës, ndërsa anëtarët e Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore diskutuan për gjendjen me Kompleksin monumental – Kalaja e Shkupit, si dhe për rregullimin e statusit dhe vënien në funksion të qytetarëve.

Këshilli përbëhet nga 11 anëtarë – individë të dëshmuar nga radhët e profesorëve universitarë, ekspertë të fushës së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe ekspertë të fushave të ndryshme të trashëgimisë kulturore.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе