Në skenën e Teatrit kombëtar në Manastir, në mbrëmje me fillim nga ora 20:00 do të shfaqet premierë shfaqja “Riçardi i tretë” nga William Shakespeare, me përkthim të Dragi Mihajllovskit, me regji të Martin Mirçevskit.
Në shfaqje luajnë Martin Mirçevski, Ilina Çorevska, Maja Andonovska-Ilievski, Viktoria Stepanovska-Jankullovska, Maria Stefanovska, Aleksandar Stefanovski, Filip Mirçevski, Kristian Tançevski. Skenografia është e Valentin Svetazarev, ndërsa kostumet e Andrej Gjorgievski-Papaz.
Premiera e fundit në Teatrin Kombëtar të Manastirit, e treta me radhë për sezonin 2024/25, është pjesë e programit për shënimin e përvjetorit të Teatrit – 80 vjet ekzistencë.
Me rastin e jubileut, nga data 6 deri më 14 nëntor në Teatër, përveç premierave do të ketë edhe aktivitete të tjera të përditshme.