Në pajtim me nenin 65 paragrafi (4) të Ligjit për kulturë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 11/18), Ministria e Kulturës sot, e premte (10.2.2023), në ueb faqen e saj (www.kultura.gov.mk) i publikoi rezultatet nga Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në sfera të veçanta dhe aktivitetet nga kultura për vitin 2023.
Konkursi vjetor për mbështetje të projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2023 zgjati nga 17 tetor deri 25 tetor.
Mbështetja nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ishte e çmueshme sepse kësaj here aplikimi është realizuar përmes platformës nacionale “e-shërbime”.
Afatin e vazhduam për një javë me kërkesë të shfrytëzuesve, që alarmuan për vështirësi për shkak të stërngarkimit të sistemit, por kishte edhe probleme subjektive për shkak të të dhënave të papërditësuara të një pjese të aplikantëve.
Përndryshe, me aplikacionin elektronik të cilin e futëm vitin e kaluar, u përshpejtua i gjithë procesi dhe u eliminua mundësia për keqpërdorim eventuale.
Në sistemin janë evidentuar 3355 aplikime, të parashtruara nga persona fizikë, shoqata, lidhje, asociacione, shoqëri tregtare, tregtarë individë dhe persona tjerë juridikë të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtim me ligjin.
Kriteret, prioritetet dhe matësit në bazë të të cilit u bë vlerësimi i projekteve në sfera të veçanta u përfshinë në Konkurset vjetore për financim të projekteve me interes nacional në sfera të caktuara dhe aktivitete nga kultura për vitin 2023.
Vlerësimi i projekteve dhe i programeve u krye nga komisionet e përbërë nga personat profesional dhe kompetentë në sferën konkrete, me respektim të parimeve të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe mosekzistim të konflikteve të interesave.
Në fokus të komisioneve ishin parimet: mbështetja e cilësisë, mbështetja e artistëve të rinj, shprehjeve novatore, projekteve me cilësi të dëshmuar tradicional dhe me renome, ruajtje të parimeve të përfaqësimit – nga aspekti gjinor deri te ai etnik.
Kryetarët e komisioneve që i shqyrtuan aplikimet e arritura sipas veprimtarive të veçanta janë: për literaturën dhe veprimtarinë botuese – Ismet Jonuzi; për veprimtarinë dramatike – Marija Spirkoska; për veprimtari folklorike dhe skenike-artistike – Jashar Sejdiu; për muzikë dhe veprimtari muzikore-skenike – Aleksandar Trajkovski; për arte vizuale, arkitekturë dhe dizajn – Burim Ajdini; për projekte ndërdisiplinore – Kiril Penushliski; për veprimtari ndërkombëtare – Emil Shulajkovski; për mbrojtjen e trashëgimisë së paluajtshme kulturore dhe mbrojtjen e të mirave audiovizuale – Ejup Ramani; për veprimtarinë e muzeut – Petar Namiçev; për veprimtarinë bibliotekare – Suzana Danailova; për investime: Egzon Asani.
Rezultatet e publikuara nga konkurset përmbajnë informata për: bartësin e projektit, titullin e projektit dhe mjetet e miratuara për realizim të projektit.
Ministria e Kulturës i publikon edhe rezultatet për projektet të cilat pas Thirrjes për institucionet nacionale nga sfera e kulturës, e cila u publikua në qershor 2022, i dorëzuan drejtorët e institucioneve nacionale, e të cilat do të jenë pjesë e programeve vjetore për punën e këtyre institucioneve.
Për projektet që janë zgjedhur, përkatësisht refuzuar, përkatësisht hedhur poshtë pas konkurseve vjetore parashtruesit e aplikimeve do të njoftohen në pajtim me Ligjin për kulturë. Për çdo projekt të parashtruar shfrytëzuesi do të njoftohet në formë elektronike. Subjektet projektet e të cilave janë zgjedhur në Konkurset vjetore pas marrjes së aktvendimeve, me Ministrinë e Kulturës, në pajtim me Ligjin për kulturë, do të lidhin kontratë për financimin e projektit me interes nacional në kulturë.
Në pajtim me nenin 65 paragrafi (5) i Ligjit për kulturë, kundër aktvendimit mund të parashtrohet ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe Procedurën e Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë. Ankesa nuk e prolongon ekzekutimin.
Për projektet që do të përfshihen në programet vjetore për punën e institucioneve nacionale, ministria e kulturës do të lidhë marrëveshje me drejtorët e institucioneve nacionale nga sfera e kulturës.
Në pajtim me Ligjin për kulturë, projektet e zgjedhur në Konkurset vjetore për vitin 2023 dhe projektet e përfshirë në programet vjetore për punën e institucioneve nacionale duhet të realizohen deri në fund të vitit rrjedhës.
VEPRIMTARIA BIBLIOTEKARE
VEPRIMTARIA DRAMATIKE
ARTE VIZUALE, ARKITEKTURA DHE DIZAJNI
MBROJTJA E TRASHËGIMISË SË PALUAJTSHME KULTURORE DHE TË MIRAT AUDIOVIZUALE
Mbrojtja e të mirave audiovizuale
PROJEKTE NDËRDISIPLINORE
LITERATURA DHE VEPRIMTARIA BOTUESE
VEPRIMTARIA NDËRKOMBËTARE
VEPRIMTARIA E MUZEUT
VEPRIMTARIA MUZIKORE DHE MUZIKORE-SKENIKE
VEPRIMTARIA FOLKLORIKE
INTEGRIMET EVROPIANE
INVESTIME
Shënim: Rezultatet nga Konkurset vjetore për shfrytëzues tjerë nuk janë lekturuar sepse të dhënat janë marrë në mënyrë integrale nga aplikacionet elektronike.