Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lлutkov, sot dhe nesër (23 dhe 24 maj) qëndron për vizitë në Romë, Itali, si anëtar i delegacionit shtetëror-kishtar të udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e kremtimit të ditës së vëllezërve “Kiril dhe Metodi”.
Delegacioni sot mori pjesë në shërbesën e lutjes në Bazilikën e Shën Klementit në Romë, të kryesuar nga Peshkopët Josif dhe Jakov, së bashku me përfaqësues nga Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit.
Në kuadër të programit kulturor, të organizuar me rastin e ngjarjes “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”, ministri Llutkov do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim nesër (24 maj) në koncertin e maestros Simon Trpçeski dhe kuintetit “Makedonissimo”, i cili do të mbahet në hapësirën historike “Horti Sallustiani” në Romën e përjetshme. Do të interpretohen vepra nga Edvard Grieg, Pyotr Ilyich Tchaikovsky dhe kompozitori maqedonas Pande Shahov.
Paraprakisht, sipas agjendës së planifikuar, delegacioni shtetëror-kishtarë do të vizitojë nesër varrin e Papa Françeskut, dhe gjithashtu do të vendosë lule të freskëta para pllakës përkujtimore në gjuhën maqedonase në nder të Shën Kirilit në Bazilikën e “Santa Maria Maggiore”.
Nderimi i varrit të Shën Kirilit në Bazilikën e San Klementit në Romë u vendos në vitin 1969, me rastin e 1100-vjetorit të vdekjes së tij, dhe që atëherë është festuar çdo vit më 24 maj, me nderimet më të larta nga delegacioni shtet-kishë.