“Qyteti si skenë: Universiteti lundrues” nga 5 deri më 7 dhjetor

од admin_kult

Nga 5 deri më 7 dhjetor në disa lokacione të ndryshme do të mbahet ligjëratë, punëtori dhe turne teatrore performative në rrugët e Shkupit, në projektin artistik “Qyteti si skenë: Universiteti lundrues”.

Projekti artistik treditor fillon të enjten (5 dhjetor) në amfiteatrin e Fakultetit të Arkitekturës në Shkup, ku nga ora 10:00 deri në 19:30, Kristin Laz dhe Dejvid Nill Morsi nga Berlini, anëtarë të “Univerzitetit lundrues”(Floating University) do të mbajnë ligjërate publike.

Ditën e dytë (6 dhjetor) nga ora 16:00 deri në orën 20:00, do të mbahet punëtori tërëditorë me studentët e Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodi” – Shkup/ Laboratori për praktikat e performancës hapësinore, i cili do të udhëhiqet nga Kristine Laz dhe Dejvid Nill Morsi.

Turni i hapur shëtitor “Qyteti është publik #1” do të mbahet të shtunën (7 dhjetor) dhe do të zgjasë nga ora 12:00 deri në orën 18:00. Ky turn është konceptuar si shfaqje teatrale në katër akte dhe drejtohet nga artisti dhe arkitekti ndërdisiplinor Filip Jovanovski. Turi performativ shëtitor fillon në ora 12:00 nga Konvikti Studentor “Goce Dellçev”, pjesa e dytë e turnit fillon në orën 13:30 me një drekë performative publike me “Universitin lundrues” në godinën e Hekurudhave dhe Fakultetin e Arkitektonik, pjesa e tretë fillon në orën 15:00 dhe quhet “Refuzimi i modernizmit”. Kurator është Vlladimir Jançevski, mbështetje kuratoriale është Sofia Grigoriadou, aktore/performuese Martina Danilovska.

Produksioni është në Laboratorin për Praktikat e Performancës Hapësinore “Qyteti si skenë” në kuadër të programeve të platformës për art dhe kulturë bashkëkohore “Fakulteti i Gjërave që nuk mësohen” – “AKTO Festivali për Arte Bashkëkohore”.

Projekti organizohet në kuadër të projektit “Nuk duam të jemi yje (por pjesë të yjeve)”, një sipërmarrje e përbashkët e “Diejve dhe Yjeve”, Fakulteti i Gjërave të që nuk mësohen – FRU dhe muzeut “Eesti Kaasaegse”. Kunsti” (EKKM), financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti mbështetet nga Instituti GETE – Shkup, Programi për Kulturë i Ambasadës së Zvicrës në Maqedoni dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Mbështetje kanë dhënë edhe Teatri Shqiptar i Shkupit, Opera dhe Baleti Nacional dhe Komuna Qendër.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе