Në kinemanë Objekti hekurudhor (rruga “Borka Talevski” nr. 26) në Shkup në mbrëmje (16 nëntor) në ora 20:00 fillon programi treditor “Qyteti si skenë- historia e shëtitjës” (projekt bashkëpunues i Filip Jovanovskit) i Organizatës “Fakulteti i gjërave që nuk mësohen – “FRU”, i cili prezantohet në kuadër të edicionit të 48-të të Festivalit ndërkombëtar të Teatrit të Ri të Hapur (MOT).
Në mbrëmje do të shfaqet akti i parë “Qyteti si skenë – utopi të humbura (moderniste)”. Akti i dytë i shfaqjes është caktuar për datën 17 nëntor (e premte) nga ora 12:00 deri në orën 18:00 me titullin “Përjetime të rralla të qytetit si skenë”, ndërsa akti i tretë do të zhvillohet më 18 nëntor nga ora 12:00 kur do të mbahet diskutim i udhëhequr nga Kristina Lelovac (aktore dhe interpretuese, FAD në USHKM – Shkup) dhe Miodrag Kuç (ZK/U – Berlin), Marketa Fantova (drejtoreshë artistike e Kuadrenialit të Pragës për Performancë, Dizajn dhe Hapësirë). Të njëjtën ditë, nga ora 13:45, fillon sesioni “Qytetarë më të zgjuar 02” – prezantim performativ i procesit të punës me studentët nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Fakulteti i Arteve Dramatike në UKSHM– Shkup, si dhe fakultete të tjera të ngjashme me fakultetet e artit në vend në periudhën tetor – nëntor 2023.