Libri “Arti pjesëmarrës: Kthesë paradigmatike nga objektet në subjekte” të teoricientes maqedonase Suzana Milevska do të publikohet sot në galerinë MS në Nju Jork. Libri është botuar nga ZG Kontrapunkt – Shkup në edicionin “Punktum”, i cili është pjesë e platformës KRIK-festival për kulturë kritike.
Në promovim, Iskra Geshoska, teoriciente dhe botuese e kulturës, do të mbajë prezantim ndërsa do të ketë edhe bisedë mes autores së librit dhe Zhivka Valaviçarskas, profesoreshë në Institutin Pratt në Nju Jork. Më pas do të përgjigjet Tijana Ana Spasovska, historiane e artit.
Promovimi do të mbyllet me seancë të hapur për pyetje dhe përgjigje të udhëhequr nga Artan Sadiku, teoricient i kulturës dhe politikës, njoftojnë nga platforma KRIK-festival për kulturë kritike.