Në Teatrin e Dramës sot (20 maj) në ora 19:30, shkrimtarja Lidija Dimkovska do t’i dorëzohet çmimi “Romani i vitit” për vitin 2023.
Fondacioni “Sllavko Janevski” informon se me prezantimin vjetor të çmimit do të shënohet 25 vjetori i “Romanit të vitit”. Për këtë qëllim do të hapet ekspozita “25 romanet e vitit”, ku do të prezantohen të gjithë librat që kanë marrë këtë çmim deri më tani.
Gjatë ceremonisë do të shfaqen video materiale për rëndësinë e këtij çmimit dhe do të performojë grupi i Goce Stevkovskit.
Fondacioni “Sllavko Janevski” informon se në këtë ceremoni do të ndahen disa mirënjohje për organizatat dhe individët përgjegjës për zhvillimin e këtij çmimi, ndër të cilët është edhe Ministria e Kulturës, si përkrahëse afatgjatë.