“Dramat e princeshave” është premiera e re që do të shfaqet sonte (15 nëntor) në ora 20:00 në skenën “Risto Stefanovski” në Teatrin e dramës- Shkup.
Regjisor është Zhiva Bizoviçar, dramaturg i parë Nik Znidarshiq. Dramaturgja e dytë është: Viktoria Rangellova– Petrovska. Skenografi dhe kompozitori i muzikës është Jan Krmelj ndërsa kostumet janë të Aleksandar Noshpalit.
Në shfaqje luajnë aktoret Jelena Zhugiq, Nina Elsezer, Biljana Dragiçeviq-Projkovska, Sara Klimoska, Trajanka Ilieva-Veljiq, Ivana Pavlakoviq dhe Jasmina Vasileva.
Shfaqja “Dramat e princeshave” do të jetë në repertorin e rregullt të Teatrit të dramës kurse shfaqja e radhës është më 23 nëntor.