Në skenën e madhe të Teatrit të Gostivarit sot do të shfaqet premierë nga shfaqja “Açik Ajle” bazuar në veprën “Çifti i hapur” të autorit italian Dario Fo, me regji të Sulejman Rushitit.
Bëhet fjalë për komedi që do të interpretohet në gjuhën turke, në të cilën aktorët janë Ines Radonçiq, Bereda Reshit, Elizabeta Kliniçarevska Mlladenovska dhe Ismail Omer, ndërsa performancën muzikore e interpretojnë muzikantët Faton Stafaj, Habib Nesimi dhe Marsell Ajdari.
Përzgjedhja e muzikës që do të realizohet live është e Teuta Halimi-Selmanit.
Përveç kësaj premiere, Teatri i Gostivarit është duke punuar edhe në dy shfaqje të tjera që së shpejti do të prezantohen para publikut.