Nesër mbrëma (19 tetor), me fillim nga ora 20:00, në qytetin e Shtipit do të shfaqet për herë të parë shfaqja “Të dehurit” – liturgji zero, e bazuar në tekste të Khajam, Viripaev, Dostoevsky, me përshtatje dhe regji të Dejan Projkovskit.
Në shfaqje marrin pjesë: Vlladimir Tuliev, Pece Ristevski, Mile Vrateovski, Nikolla Kuzelov, Kristina Atanasova Arsova, Angellka Nashkova, Elena Shorova Derbov, Maria Minçeva Andonov dhe Ava Huseini.
Skenograf është Valentin Svetazarev, kostumograf Rade Vasilev, kompozitor Goran Trajkovski. Dramaturg është Gabriella Koceva Tuliev, dizajni i posterit Sergej Svetazarev. Repriza e parë është planifikuar për 22 tetor (e martë).