“Tregime të përhershme” është shfaqje muzikore-skenike dhe kërcimi me koreografi dhe regji të Irena Llozinskës. Përfshin shtatë tregime të shkurtra nga Franz Kafka. Katër aktorët, përmes formave dhe teknikave të kërcimit, i japin jetë rrëfimeve të Kafkës ndërsa Enes Begovski, autor i muzikës për shfaqjen, e plotëson atmosferën me efekte të gjalla muzikore me hang (instrument muzikor perkusiv). Efektet vizuale janë nga Dorian Millovanoviq.
Në shfaqje marrin pjesë Isidor Jovanoski, Ana Levajkoviq-Boshkov, Hakan Daci dhe Nella Pavllovska.
Shfaqja është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.