Nesër mbrëma (30 nëntor) në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Shtipit do të shfaqet premierë shfaqja “Unë diku tjetër” nga Ana Ristoska-Tërpenoska me regji të Jovan Ristovskit. Kostumografi është e Marta Dojçinovskës. Është premierë e një teksti bashkëkohor maqedonas, të cilin shkrimtarja Ana Ristoska-Tërpenoska e ka shkruar të frymëzuar nga histori e vërtetë. Shfaqja shtjellon problemin e shëndetit mendor psikologjik, humbjen e ndjeshmërisë si dhe sjelljen shkatërruese në mjedisin ku jetojmë.
Në shfaqje luajnë Maria Minçeva Andonov, Elena Shorova Derbov, Eftim Trajçov Gjaurski, Angjellka Nashkova, Ava Hyseini, Pece Ristevski, Stefania Mitovska dhe Mile Vrateovski.