Më 3 qershor, duke filluar nga ora 20:00, në skenën kryesore të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë do të mbahet premiera e shfaqjes “Katatonia”, bazuar në shfaqjen nga Alice Birch, me regji nga Vasill Hristov. Dramaturge është Viktorija Rangellova-Petrovska.
Në shfaqje luajnë: Verica Nedeska, Anja Mitiq, Sanja Arsovska, Jasmina Bilaloviq, Jasmina Vasileva, Igor Angellov, Deniz Abdulla dhe Vladimir Petroviq. Kostumografia është e Roza Trajçeska-Ristovskës, skenografia dhe përzgjedhja e muzikës janë nga Vasill Hristov ndërsa dizajnin e afishit e ka bërë Denko Matevski. Menaxher i projektit është Savo Ivanovski. Shfaqja është një bashkëprodhim i Teatrit Wonderland – Shkup dhe Teatrit Kombëtar të Maqedonisë.