Premiera e shfaqjes „Ifigjenia për asgjë“ në Teatrin e dramës

од admin_kult

Shfaqja „Ifigjenia për asgjë“, e punuar sipas tekstit „Ifigjenia nga Aulida“ nga Euripidi, në adaptimin, regjinë dhe koreografinë e Filip Petkovskit, do të shfaqet për herë të parë më 5 prill në orën 20:00 në skenën e Teatrit të dramës.


Në rolet kryesore luajnë: Dimitria Dokshevski, Filip Trajkoviq, Jelena Zhugiq, Stefan Vujishiq, Sara Klimoska, Marjan Naumov, Tomisllav Davidovski. Korin e përbëjnë aktoret: Ivana Pavlakoviq, Anja Mitiq, Jovana Spasiq, Aleksandra Pavlova Bubanja dhe Jovana Miladinova si mysafire.


Skënografia është e Martin Manevit, kostumografia është e Antonia Guginska-Jordanoska, ndërsa muzika është e kompozitorit Boris Harfman nga Kroacia.


Shfaqja nuk rekomandohet për ata nën 16 vjeç. Shfaqjet e ardhshme do të jenë më 11 dhe 15 prill.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе