“Familja Adams” është premiera e re që do të shfaqet nesër (e mërkurë, 25 dhjetor) në ora 20:00 në skenën “Risto Stefanovski” në Teatrin e Dramës – Shkup. Regjisorja Tea Begovska është edhe autore e tekstit dhe përshtatjes për shfaqjen. Në ekipin artistik që punoi në “Familja Adams” janë skenografi Nikolla Pijanmanov, kostumografët Ratka Xhambazovska Kocev dhe Rade Vasilev, ndërsa muzika është e Enes Begovskit. Koreografia është e Bojan Lazarovit.
Në shfaqje luajnë aktorët Predrag Pavllovski, Trajanka Ilijeva Veljiq, Gordana Endrovska, Nina Elzeser, Sasho Tasevski, Tomisllav Davidovski, Marjan Naumov DEBI, Emilija Micevska, Zllatko Mitreski dhe Maja Velkoviq Panovska, si dhe studentë nga Fakulteti i artit teatror pranë Universitetin Ndërkombëtar Europa Prima.