Më 12 dhjetorit, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin e Komedisë do të shfaqet premiera e shfaqjes “Duke e ndjekur Godon” sipas tekstit të shkrimtarit slloven Drago Jançar me regji të Sibel Avdiut.
Rolet i interpretojnë Zhaklina Stevkovska-Drnasin, Edmond Sotir, Kristina Llasovska, Selpin Qerim dhe Xhenap Samet, skenografia është punuar nga Luixhi Beita, kostumet janë vepër e kostumografes Ivana Karanfillovska, ndërsa koreografi i shfaqjes është Aleksandra Koçovska-Naçeva. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e parë koproduksion mes Teatrit të Komedisë dhe Teatrit Turk nga Shkupi, për të cilin u punua gati tre muaj.