Në suaza të shënimit të Ditës së Evropës, sonte në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë do të interpretohet shfaqja „Armiku i Popullit” nga autori norvegjez Henrik Ibzen, me regji të Nina Nikoliq.
Shfaqja është pjesë e projektit „Rrugët e Heronjve” të mbështetur nga programi „Evropa Kreative“, në suaza të thirrjes për projekte të bashkëpunimit kulturor në Ballkanin Perëndimor.
Dramaturge e shfaqjes është Tamara Baraçkov, përkthyese e tekstit dramatik është Maja Trajanovska-Ivanovska, skenografia është e Vishnja Vujoviq. Kostumografe është Ivana Karanfilovska-Ugurovska, dizajner i dritës është Kris Jeger, kompozitor është Jorgos Dusos, ndërsa koreografia është e Karis Peklivanidis.
Rolet në shfaqje i interpretojnë Nikolla Ristanovski, Zvezdana Angelovska, Darja Rizova, Jana Veljanovska, Ana Arsovska, Bllagoj Veselinov, Petre Arsovski, Sashka Dimitrovska, Aleksandar Mihajlovski, Nino Levi dhe Martin Gjorgoski.
Shfaqja do të interpretohet sërish më 10 maj, ndërsa biletat mund t’i gjeni në ueb-faqen e TKM si dhe në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë.