Në Teatrin e Manastirit do të shfaqet premierë monodrama “Kush e di pse” me regji të Damjan Çitkushev, bazuar në veprën “Ëndrra e një njeriu qesharak” të F.M. Dostojevskit. Në monodramë luan Ane Bllazhovski.
Monodrama “Kush e di pse” është histori për një njeri që humb besimin, por edhe një akt zgjimi i shpresës që digjet brenda nesh, edhe kur duket e paarritshme.