Mbrëmë në Operën e Tokios u shfaq premierë kompozimi “Nata e fundit” për tenor, orkestër harqesh dhe piano nga Daria Andovska. Kompozicioni u shkrua për tenorin tonë me famë botërore, Bllagoj Nacoski, i cili e interpretoi së bashku me “Tokyo Vranec Chamber Orchestra”, nën dirigjentin e Kazuhiro Kotecu, në koncertin për shënimin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Maqedonisë dhe Japonisë.
Edhe dje në mbrëmje në Shkup ishte premiera botërore e kompozimit “So maki sum se rodila” për soprano, flaut dhe piano nga Daria Andovska. Kompozicioni u shkrua për ansamblin “Altus New Breath” kurse u interpretua nga Gonca Bogoromova-Krapovski – soprano, Elena Stojçeska – flaut dhe Marijana Nikoloska – piano.
Daria Andovska është një nga kompozitoret maqedonase më të njohura dhe më të interpretuara në skenat botërore. Është profesoreshë ordinere në Fakultetin e artit muzikor – Shkup në USHKM, ku aktualisht mban pozitën e dekanes.