Një ekip ekspertësh nga I.N Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut të NU-së – Ohër, i përbërë nga kuratorja Katerina Velkoska dhe udhëheqësi i projektit “Njëqind vjet nga lindja e Vangel Naumovski”, konservatori i pikturës së kavaletit Sasho Bllazheski dhe Nikolla Patçev, konservator i lartë i pikturës murale, është duke përfunduar aktivitetet për konservimin e koleksionit të pikturave të artistit Vangell Naumovski.
Fjala është për veprat artistike që kanë stolisur ambientet e Spitalit special për oprtopedi dhe traumatologji “Shën Erazmus” nga Ohri, dhe do të jenë pjesë e ekspozitës së radhës në kuadër të programit të sivjetshëm ekspozues të I.N Entit dhe Muzeut Ohër.