Me vepra të kompozitorëve maqedonas si dhe me kompozime për piano nga të mëdhenjtë e muzikës botërore, të dielën (17.11.) në Qendrën Informative Kulturore Maqedonase në Zagreb performoi dyshja e pianos “SOMNIUM”, e përbërë nga pianistët Ana Gacova dhe Ana Gashtarovska.
QIK Zagreb bën të ditur se dyshja e pianos prezantuan vepra nga stile të ndryshme muzikore dhe arritën të tërheqin vëmendjen e publikut të interesuar në Zagreb përmes interpretimit të tyre solid dhe veçanërisht të menduar.
Drejtoresha e Qendrës Informative Kulturore Maqedonase në Zagreb, Mimi Gjorgoska Ilievska, në fjalën e saj theksoi se koncepti i koncertit të Gacova dhe Gashtarovska, në të cilin produksioni aktual maqedonas është i ndërthurur me veprat e të mëdhenjve të muzikës i dha një freski të veçantë ngjarjes dhe tregoi dhe konfirmoi vlerën e produksionit dhe interpretimit tonë bashkëkohor pianistik maqedonas.