Në kuadër të programit vjetor të IN Ansamblit të Muzikës të RMV-së sot (4 tetor) në skenën e Qendrës së Kulturës në Tetovë, përrallë simfonike për fëmijë “Petari dhe ujku”, koncert i dedikuar për publikun e ri.
“Një orkestër Ode nën dirigjentët Agona Çupi dhe Angell Spiroski së bashku me narratorin Rahim Ramadani do t’i çojnë më të rinjtë në botën e mrekullueshme të muzikës klasike të Sergei Prokofiev, në dy shfaqje në maqedonisht dhe shqip. Në ora 16:00 është paraparë shfaqja në gjuhën shqipe, ndërsa nga ora 17:00 pason shfaqje në gjuhën maqedonase”, njoftojnë nga ky institucion kombëtar.
Nga aty shtojnë se ky koncert edukativ i njeh fëmijët me muzikën klasike, instrumentet muzikore, tonin e tyre dhe mundësinë për të përjetuar në mënyrë unike personazhet e përshkruar përmes muzikës.
Hyrja është falas ndërsa koncerti është i dedikuar për fëmijët e moshës shkollore të hershme mbi 6 vjeç.