Projektimi i 10 veprave të video artit të artistes maqedonase Tanja Balaq, me rastin e 10 viteve të krijimit në fushën e video artit, do të shfaqet sonte në Kinotekën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç pohojnë nga Kinoteka, është një lloj rrumbullakimi njëdekadësh i veprave të realizuara në këtë medium, të cilat më së shumti janë një koment i asaj që po ndodh në botë, nga viti 2014 e në vazhdim.
Tanja Balaq (e lindur më 1968, Shkup), në vitin 1991 ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura në Shkup, në degën e pikturës, ku në vitin 2008 ka magjistruar. Ajo është anëtare e Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ të Maqedonisë që nga viti 1996, ndërsa në periudhën 2006-2013 ka qenë kryetare e saj.
Përveç pikturës, në dekadën e fundit, ka eksploruar edhe në fushën e medieve të reja, duke përfshirë instalacionin, filmin eksperimental dhe video artin. Ajo ka realizuar disa ekspozita personale, dhe ka marrë pjesë në ekspozita të shumta grupore brenda dhe jashtë vendit. Filmat e saj eksperimentalë kanë marrë çmime ndërkombëtare, si në Itali, Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.